
Anëtari i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu ka reaguar pas shikimit të dokumentarit “Dhimbja që nuk harrohet”, duke e cilësuar atë si një rrëfim të fuqishëm për terrorin, humbjen dhe frikën e përditshme që përjetojnë njerëzit në luftë, pavarësisht anës ku ndodhen, shkruan Gazeta 10.
Kryeziu thekson se dokumentari nuk mohon dhimbjen e askujt, por sjell në vëmendje faktin se çdo luftë ka më shumë se një histori dhe se vuajtja është universale. Sipas tij, dhimbja nuk ka kombësi, fe apo flamur dhe flet të njëjtën gjuhë kudo – qoftë në Izrael, Palestinë apo në Kosovën e vitit 1999.
“Ne këtë gjuhë e njohim mirë, sepse e kemi jetuar vetë”, shprehet Kryeziu, duke shtuar se filmi është një reflektim i thellë mbi kujtesën kolektive, plagët që koha nuk i shëron lehtë dhe përgjegjësinë për të mos harruar.
Ai ka dënuar ashpër kërcënimet, fyerjet dhe linçimet ndaj autorit të dokumentarit, gazetarit Kushtrim B. Sadiku, duke i cilësuar ato si dëshmi të vështirësisë për të pranuar empatinë ndaj “tjetrit” në shoqërinë e sotme.
“Arti, gazetaria dhe e vërteta nuk duhet të frikësohen”, thekson Kryeziu, duke shtuar se të dëgjosh edhe anën tjetër të rrëfimit nuk të bën kundër askujt, por të bën më njerëzor./Gazeta 10
Postimi i plotë: