Reshje të mëdha të shiut pati sot në gjithë vendin. Madje një pjesë e Klinës pati edhe vërshime, ku uji u fut thuajse në katet e para të shtëpive.
Por përpos kësaj, banorët e Istogut patën edhe breshër. Madje disa banorë u dëmtuan edhe sa i përket të mbjellave.
Është bërë e ditur se mbi 1 mijë fidanë të mbjella, shalqi e shumë pemë të tjera i janë dëmtuar shkaku i këtij breshëri.
Për më tepër shihni fotografitë më poshtë: