Istog dhe Pejë, këto janë dëmet që i shkaktoi era

23:09 | 05 Shkurt 2023

Këto janë dëmet që era shkaktoi në Istog dhe Pejë.

Era shkaktoi dëme në Pejë e Istog. Dëme ka pasur edhe në Klinë, Skenderaj dhe Lipjan.

Xhamat iu thyen, bashkë më të edhe pullazi i ndërtesës.

E krejt kjo ka ndodhur si pasojë e erërave të forta që goditën Komunën e Istogut, mbrëmjen e së shtunës.

Për shkak të rrezimit të shtyllave elektike, një pjesë e fshatrave ka mbetur edhe pa energji elektike.

E për t’i sanuar sado pak këto dëme, të dielën në terren dolën edhe ekipet e KEDS-it.

“Si pasojë e kushteve atmosferike, erërave të forta dhe borës në disa pjesë, janë dëmtuar përçues elektrikë dhe shtylla elektrike në disa vende, duke lënë pa furnizim me energji elektrike një numër të caktuar të konsumatorëve tanë. Një pjesë e madhe e dëmeve janë sanuar, ndërkaq ekipet tona po punojnë më instensitet të lartë dhe me numër të shtuar të ekipeve në terren, në mënyrë që në kohë optimale të rikthehet furnizimi me energji elektrike”.

Komento: