
Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Dobrushë të Istogut.
Kjo është konfirmuar nga Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Një veturë është e përfshirë. Vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dal policia, ekipi mjekësor, e po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë bërë edhe nxjerrjen e trupit të pajetë”, tha Gashi.
“Rasti po hetohet nga hetuesit e aksidenteve. Trupi i pajetë i viktimës pritet të dërgohet në IML”, shtoi ai