Istog: Përfshihet nga zjarri antena dhe disa kabllo

10:26 | 30 Gusht 2023
istog:-perfshihet-nga-zjarri-antena-dhe-disa-kabllo

Në ora 05:22 të mëngjesit të së hënës, në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një antenë dhe disa kabllo në Istog.

Organet e rendit njoftojnë se njësitet policore dhe zjarrfikësit me ekspertët e zjarrit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar e fikur zjarrin. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Komento: