Po bëhet raportimi në Komisionin Hetimos për gjendjen e Valës dhe PTK-së.
Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Isftrefi dhe kryetarja e Bordit të kësaj ndërmarrje, Besa Shatri-Berisha, po raportojnë në Komisionin Hetimor për gjendjen në Vala dhe PTK, raporton Ekonomia Online.
Para komisionit, Istrefi tha se si pasojë e mungesës së kontratës për sistemin e mirëmbajtjes, Telekomit iu janë larguar rreth 120 mijë klientë.
“Ka 1 muaj e gjysmë qe e kam marrë këtë pozitë por jam përmbi 10 vite brenda Telekomit dhe kam qenë i njohur për sfidat aty. Gjendja momentale nuk është që nuk ka mundësi të krijohet një stabilitet. Në momentin që kam marrë pozitën e kam thirr menaxhmentin për të krijuar mundësi për të sjellë një stabilizim aty. Ne ka kohë që nuk kemi sistem të mirëmbajtjes dhe si pasojë e kësaj 120 mijë klientë janë largu nga rrjetet tona. Sot ne po kërkojmë mundësi ti përdorim mekanizmat e shtetit që ato para që i kanë përgjegjësi ndaj Telekomit të kthehen në Telekom”, tha Istrefi.
Istrefi shtoi se Telekomi i ka alarmuar edhe institucionet e vendit që nëse nuk arrihet kontrata për sistemin e mirëmbajtjes e cila sipas Istrefit, kushton 6.5 milion euro, atëherë do ketë rrezik të bien të gjitha shërbime.
“Duke e parë gjendjen e vështirë që është momentalisht ne i kemi alarmuar institucionet tona që ka mundësi që të binë të gjitha shërbimet si pasojë e mos pasjes së kontratës të sistemit të mirëmbajtjes cila kushton 6.5 milion euro”, shtoi Istrefi.
Ndërsa, kryetarja e Bordit të Telekomit, Besa Shatri – Berisha, tha se kjo ndërmarrje ka nevojë për financim, sipas saj, deri me tani nuk janë përmbushur. Ajo e pohoi se Telekomi është në rënie.
“Telekomi është në rënie, investime nuk ka. Probleme kyçe janë edhe mbyllja e borxhit me Z-Mobile, kalimi ne kodin 383, mbyllja e borxheve të tjera, e kështu me radhë”, tha ajo.
Tutje Shatri tha se Ministria e Zhvillimit Ekonomik vazhdon të i shfrytëzon shërbimet e konkurrentëve të Telekomit. Sipas Shatrit, është e palogjikshme.
“Vlera e investimeve të domosdoshme është sjellë afër 30 milionë. MZhE është aksionare dhe i shfrytëzon shërbimet e konkurrentëve tanë. Është e palogjikshme që institucionet tona shfrytëzojnë shërbimet e konkurrentëve tanë”, tha ajo.
Kryetarja e bordit të Telekomit, Besa Shatri, tha se kontratat e Telekomit me operatorët e jashtëm, menaxhmenti dhe bordi aktual nuk ka mundësi të i shkëpusë pasi qe janë në pamundësi të shkëputjes.
“Telekomi ka kontratë me operatorë të jashtëm por ato kontrata nuk i kemi bërë ne por i kemi gjet aty dhe kanë qenë në pamundësi të shkëputjes. Unë nuk jap mendim për kontratën me Z-mobile”.
Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit, Bedri Istrefi tha se ata nuk kanë bazë ligjore me i shkëputë kontratat aktuale të cilat janë me Telekomin. Sipas Istrefit nëse tentohet ky veprim, atëherë dëmi në ndërmarrjen e Telekomit do jetë i madh.
“Çdo fillim vit 3 mujori i parë ka rënie të të hyrave. Në situatën që unë e mora Telekomin ishte e pamundshme me i mbulu edhe pagat e punëtorëve, por edhe me i kry përgjegjësitë financiare që i kishim ndaj shtetit. Ani de Albulenë edhe ti nuk je pafat në Telekomin e Kosovës, edhe ti e ki vëllaun e kunatën në Telekom. Te Country Code prej 2016 dhe kur është bërë marrëveshja politike të gjithë operatorët kanë qenë të obliguar ta bëjnë implementimin, por nuk e kanë bërë. 30 për qind e të hyrave të Telekomit kanë qenë prej trafikut ndërkombëtarë. Kontratat e dëmshme që janë dërgu edhe në polici prapë në pozicionin që jemi na të gjitha këto kontrata i kemi gjetë. Ne sot asnjë kontratë prej tyre nuk kemi bazë ligjore me e shkëputë dhe nëse tentojmë me shkëputë dëmi është jashtëzakonisht i madh”, tha Isrefi.
Istrefi shtoi se nga ngecja e investimeve kapitale, Telekomi ka humb 6 milionë euro.
“Prej 2009 e deri në 2017 ne kemi lëndë në gjykata që janë trajtu për borxhe që vlera e tyre arrin deri në 13.5 milionë euro. Vlera e dëmit që ne kemi arrit me humb me këtë rast arrin në 24 milionë euro. Nga falja e borxheve kanë përfituar biznese e institucione si dhe persona fizik. Infrastruktura jonë ekzistuese e fibrit optik është më e mira në rajon. Sot ne kemi pasë mundësi që IPTV-në me pasë te secili konsumatorë. Nga ngecja e investimeve kapitale Telekomi ka humb 6 milionë euro. Janë duke u rreziku direkt interesat e sigurisë ndërkombëtarë dhe askush nuk vjen me na pyet se çka po ndodhë. “
Tutje Istrefi tha se kompania Artillery One nuk ka qasje në financat e Telekomit.
“9 muaj ne si Telekom kemi humbë pa sistemin e mirëmbajtjes. Kur kam ardhë në Telekom unë kam kërkuar prej çdo operatori ta nënshkruajë një memorandum mirëkuptimi, te kompania Artillery One, është ardhë si një mundësi e bashkëpunimit me na ndihmu në aspektin financiar aty ku kemi nevojë dhe unë nuk kam pranu ne ardhë me na ndihmu pa u nënshkru memorandumi i mirëkuptimit. Artillery One nuk ka qasje në financat e Telekomit”.