Isufaj takohet me drejtuesin e SPAK-ut: Nënshkruajnë marrëveshje për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore

12:25 | 09 Mars 2026
isufaj-takohet-me-drejtuesin-e-spak-ut:-nenshkruajne-marreveshje-per-krijimin-e-ekipeve-te-perbashketa-hetimore

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka pritur në takim drejtuesin e SPAK-ut, Klodjan Braho.

Ata kanë nënshkruar marrëveshje për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore.

Njoftimi:

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, z. Blerim Isufaj, priti të hënën në një takim pune drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z.Klodjan Braho.

Në kuadër të bashkëpunimit, SPAK dhe PSRK nënshkruan një marrëveshje për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore.

Gjatë takimit, z. Braho dhe z. Isufaj shprehën gatishmërinë për angazhim të përbashkët me qëllim avancimin e mëtejshëm të koordinimit ndërinstitucional.

z.Braho, riafirmoi rëndësinë e partneritetit me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Komento: