Sot na pret një ndeshje interesante mes Italisë dhe Lihtenshtajnit.
Italia është nikoqir i Lihtenshtajnit për ndeshjen kualifikuese për ‘Euro 2020’, në kuadër të Grupit J.
Azzurrët kanë arkëtuar tri pikë në takimin e parë kundër Finlandës, ndërsa Lihtenshtajni ka humbur në udhëtim te Greqia.
Trajneri italian, Roberto Mancini, e ka përgatitur taktikën e lojës kundrejt homologut të tij në bankën kundërshtare, Helgi Kolvidsson.
Formacioni startues i Italisë: Sirigu, Mancini, Verratti, Spinazzola, Jorginho, Romagnoli, Kean, Sensi, Politano, Bonucci, Quagliarella.
Formacioni startues i Lihtenshtajnit: Buchel, Goppel, Kaufmann, Hofer, Sele, Kuhne, Wieser, Salanovic, Hasler, S. Wolfinger, Polverino (C).
Ndeshja ndërmjet Armenisë dhe Finlandës (që u zhvillua më herët) dhe ajo në mes të Bosnje e Hercegovinës dhe Greqisë, janë përballjet tjera të këtij grupi.