Rritet numri i vdekjeve nga COVID-19 në Itali, 66 viktima në 24 orët e fundit.
Italia regjistroi 333 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, në krahasim me dje që ishin 329, duke e çuar numrin total të tyre në 238 159, njoftoi sot Mbrojtja Civile.
Nga këto raste, 216 u regjistruan në Lombardi, rajoni më i prekur nga epidemia në vend.
Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 34 514, me + 66 më shumë se dje.
Aktualisht, ka 180 544 të shëruar nga COVID-19, me + 1 089 krahasuar me dje që ishin 929.
Deri më tani, janë 23 101 pacientë me koronavirus në Itali, 824 më pak se dje, kur rënia ishtë 644. Nga këta, 168 ndodhen në terapi intensive.