
Përfundon pjesa e parë, Italia në epërsi ndaj Zvicrës.
Ka përfunduar pjesa e parë e duelit, Itali – Zvicër.
Italia ishte dominante gjatë gjithë pjesës së parë ku patën rastet dhe posedimin e topit, shkruan lajmi.
Në fakt Italia doli në avantazh në min 19′ por Chiellini kishte luajtur me dorë dhe goli i tij u anulua.
Italianët arritën të marrin avantazhin ndaj Zvicrës me golin e Locatellit në min 26′. Mesfushori italian e nisi aksionin me një pasim maestral tek Berardi, ku më pas e përfundoi vet.
Zvicra mundohej përmes kundërsulmeve, por djemtë e Vladimir Petkovicit nuk u treguan të suksesshëm.
Reuzltati momental, Italia 1-0 Zvicra.