Italianët kanë arritur t”i mposhtin hungarezët.
Italia ka shënuar fitore të rëndësishme në përballjen ndaj Hungarisë në Ligën e Kombeve.
Të përzgjedhurit e Roberto Mancinit fituan me rezultatin 0:2, në ndeshjen që u zhvillua në “Puskas Arena” .
Kjo fitore ishte vendimtare për pozitën e parë në Grupin 3 të Ligës A, me italianët që siguruan kalimin për në “Play-Off”.
Giacomo Raspadori (27’) dhe Federico Dimarco (52’) shënuan golat e fitores për “Azzurrët”.
Kështu, Italia e mbylli fazën e grupeve me 11 pikë në pozitën e parë, kurse Hungaria si e dyta me një pikë më pak.
Hungarezët edhe në edicionin e ardhshëm do të jenë pjesë e Ligës A