Italia dënon sul*min në kanalin e ujit në Zubin Potok: Rrezikoi shtëpitë – qëndrojmë krah Kosovës për hetim

10:08 | 30 November 2024
italia-denon-sul*min-ne-kanalin-e-ujit-ne-zubin-potok:-rrezikoi-shtepite-–-qendrojme-krah-kosoves-per-hetim

Italia ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në kanalin e ujit në Zubin Potok, që ka prekur furnizimin me ujë dhe ka rrezikuar banesat vendase.

Në reagimin e lëshuar nga Ambasada e Italisë në Kosovë thuhet se Italia qëndron krah Kosovës në përpjekjet për hetim dhe për të kërkuar llogari për përgjegjësit e këtij sulmi të ulët, raporton Express.

“Italia dënon fuqishëm sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok, i cili ka prekur furnizimin me ujë dhe ka rrezikuar shtëpitë. Ne qëndrojmë me Kosovën në përpjekjet e saj për hetim dhe llogaridhënie nga përgjegjësit e këtij sulmi të ulët”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

 

Komento: