Italia e çon në shtëpi Serbinë provokuese

09:18 | 26 November 2023

Italia e ka eliminuar Serbinë në gjysmëfinale të “Davis Cup” në tenis. Të shtunën mbrëma, Italia fitoi në sete 2:0.

Tenistët serbë edhe në ndeshjen e sotme hynë në fushë me këngë nacionaliste. “Gëzo popull serb” ishte kënga e zgjedhur nga tenistët provokues serbë. Kjo këngë tashmë ka shkaktuar skandal në Kosovë. Një nga fjalitë e saj është “Le të valojë flamuri i Serbisë nga Prizreni deri në Rumi”.

Italia kishte në përbërje Jannik Sinnerin dhe Lorenzo Sonegon, që fituan 6:3 dhe 6:4 përballë Novak Gjokoviqit dhe Miomir Kecmanoviqit.

Në finale, Italia do të luajë përballë Australisë.

Paraprakisht, Sinneri e kishte mposhtur Gjokoviqin në duelin ‘single’ dhe e shpëtoi Italinë nga eliminimi. Kecmanoviq e kishte mposhtur në hapje Lorenzo Musettin. U luajt dueli vendimtar ‘double’ për ta përcaktuar finalistin.

E tenistët serbë do të kthehen në shtëpi “duarthatë”.

Tenistët serbë e lëshuan këngën nacionaliste edhe para ndeshjes ndaj Britanisë së Madhe në kuadër të çerekfinales së “Davis Cup” që po mbahet në Malaga të Spanjës.

Më vonë, kjo këngë u hoq nga rrjetet sociale pas reagimeve të shumta, përfshirë këtu edhe atë të Federatës së Tenisit të Kosovës, e cila dërgoi ankesë në Federatën Ndërkombëtare të Tenisit dhe Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Komento: