Italia po frymon më lirshëm ditëve të fundit.
Komisioneri i posaçëm italian për situatat emergjente, thotë se për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë së coronavirusit, kanë më shumë respiratorë sesa pacientë në repartet e kujdesit intensiv.
“Kjo na jep fuqi të ecim përpara”, thotë Domenico Arkuri, komisioneri i posaçëm italian për situata emergjente, transmeton Telegrafi.
Në Itali gjenden rreth 2.500 pacientë të shtrirë nëpër repartet e kujdesit intensiv për shkak të infeksionit nga coronavirusit.
Ndërkaq Arkuri kas bërë të ditur se më herët është dashur të vendosin se kush do të vendoset në respirator, pasi që nuk kanë pasur mjaftueshëm për të gjithë të shtrirët që kishin nevojë për të.
“Atë do ta mbajë në mend tërë jetën dhe nuk dua që askush ta përjetoj atë moment”, ka shtuar ai.
Prej ditësh në Itali është zvogëluar numri i pacientëve që kërkojnë trajtim nëpër repartet e kujdesit intensiv. Ky vend ka numrin më të madh të viktimave të coronavirusit në Evropë – me mbi 24 mijë.