Italia goditet nga një tërmet i fuqishëm

10:56 | 10 Janar 2026
Italia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Italia u godit sot nga një tërmet i fuqishëm.

Siç raportojnë mediat atje, dridhjet u regjistruan në ora 5:53 të mëngjesit në Reggio Calabria.

Fuqia e dridhjes thuhet se ishte 5.1, derisa është ndjerë edhe në zona të tjera si të Sicilisë dhe Kalabrisë,.

Epiqendra, sipas faqes së internetit të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, ishte në det pranë bregdetit Jon në një thellësi prej 65 kilometrash, shkruan ANSA.

Komento: