Italia i ashpërson dënimet në trafik – për përdorim të telefonit shkelësi paguan deri 1400 euro

21:08 | 24 November 2024
italia-i-ashperson-denimet-ne-trafik-–-per-perdorim-te-telefonit-shkelesi-paguan-deri-1400-euro

Italia së shpejti do të marrë masa më të ashpra kundër shkelësve të rregullave të trafikut, që do të thotë se dënimet do të bëhen edhe më rigoroze. Në vitin 2023, në Itali pati më shumë se 3000 vdekje në aksidentet rrugore, që është një rritje e dukshme krahasuar me një vit më parë. Senati italian ka miratuar tashmë një reformë në rregulloren e qarkullimit rrugor, e cila përveç gjobave më të larta, parashikon risi të mëtejshme. Ndryshimi pritet të hyjë në fuqi në dhjetor. Prej atëherë do të zbatohen dënime të reja dhe ato për kundërvajtje si shpejtësia, përdorimi i celularit, drejtimi nën ndikimin e alkoolit dhe drogës etj.

Nëse shpejtësia maksimale e lejuar tejkalohet me më shumë se 10 km/orë, parashikohen gjoba deri në gati 700 euro. Nëse kufiri tejkalohet dy herë në një vit brenda një qyteti, gjoba do të jetë deri në 880 euro plus heqjen e patentës së shoferit për 15 deri në 30 ditë.

Përdorimi i celularëve gjatë vozitjes

Drejtuesit që përdorin celularin në timon, pavarësisht nëse janë duke folur, duke shkruar apo thjesht duke e mbajtur në dorë, do të duhet të paguajnë deri në 1000 euro në të ardhmen. Në rast të shkeljeve të përsëritura, gjoba është 1400 euro plus heqja e patentës së drejtimit deri në tre muaj. Kohëzgjatja e pezullimit të patentë shoferit dyfishohet nëse përdorimi i celularit është pjesërisht përgjegjës për aksidentin.

Vozitje në gjendje të dehur

Kushdo që vozit me më shumë se 0.5 njësi për mijë të alkoolit në gjak, në të ardhmen rrezikon gjobë deri në 2000 euro dhe humbje të patentës deri në gjashtë muaj. Nëse niveli i alkoolit në gjak është nga 0,8 deri në 1,5 për mijë, gjoba është deri në 4000 euro. Nga 1.5 për mijë është i mundur dënimi me burg deri në gjashtë muaj.

Komento: