Rrugët e Italisë mbushen me njerëz pas lehtësimit të masave.
Banorët e Italisë u rikthyen në rrugët e vendit, pasi vendi lehtësoi masat dhe iu nënshtrua ‘fazës së dytë’.
Në Venecia, ku rrugët dhe rrugicat e zbrazëta ishin simbol i hershëm i krizës së koronavirusit në Evropë, njerëzit mbushën qendrat kryesore për herë të parë, raporton Reuters, transmeton lajmi.
Trenat dhe stacionet e tyre sërish pushtoheshin nga njerëzit. Më shumë se katër milionë njerëz presin të rikthehen të punojnë në fabrika dhe vende ndërtimi, derisa të tjerët mund të stërvisin nëpër parqe dhe të vizitojnë të afërmit për herë të parë këtë javë.
Kalimi i Italisë në “fazën e dytë” pason pas shfaqjes së 174 vdekjeve të dielën, shifra më e ulët që nga izolimi, që hyri në fuqi në 10 Mars,.
Numri i rasteve të dielën u raportua të ishte 1.389, gjithashtu më i ulëti që nga 10 Mars.
Gjithsej janë raportuar më se 210 mijë raste me Covid-19 në shtetin evropian.