Italia në krizë politike, ja kur do të votohet për mocion të besimit

23:13 | 15 July 2022

Italia po vazhdon të përballet me krizë politike.

Qeveria e Mario Draghi do të vijojë përkohësisht punën e saj.

Pasi dha dorëheqjen e cila iu refuzua nga presidenti Mattarella , kryeministri Draghi do të duhet të kërkojë mbështetje për një mocion votëbesimi më 20 korrik.

Një ditë më parë Draghi i mbijetoi mocionit në Seenat, ku u miratua dekreti për masat kundër krizës ekonomike.

Pavarësisht votimit, Lëvizja 5 Yjet e ish kryeministrit Giuseppe Conte një aleat kyc i qeverisë së unitetit, nuk mbështeti dekretin, cka bëriqë Draghi të kërkonte dorëheqjen.

Partitë që vazhdojnë të mbështesin Draghin e konsiderojnë të gabuar vendimin e Lëvizjes 5 Yjet.

“Këto janë pasoja të paparashikueshme, të paimagjinueshme, të provokuara nga zgjedhje të papërgjegjshme të një partie politike që vetëm sa po dëmton popullin italian” u shpreh Antonio Tajani nga partia Forza Italia.

Enrico Letta nga Partia Demokratike theksoi se qeveria e kryeministrit Draghi qeveris mirë dhe duhet të qëndrojë.

Ndërsa për të djathtën ekstreme, Draghi nuk duhet të vijojë mandatin.

“Italia është në stuhi, në një situatë të vështirë ekonomike dhe sociale, me luftën, çmimet e larta, inflacionin nuk mund të kemi një qeveri të palëkundur” u shpreh Georgio Meloni nga Fratelli d Italia.

Qeveria e koalicionit e Draghit e cila përfshin partia nga e djathta, e majta , qendra dhe populistët e 5 Yjeve u krijua për të ndihmuar Italinë të rimëkëmbjen nga pandemia. Tanimë kur nuk ka shenja se lufta po përfundon dhe inflacioni vijon shteti italian mund të përballet sërish me një situatë të vështirë politike.

Komento: