Italia në luftë me ‘armikun e padukshëm’, mbi 10 mijë persona të vdekur

20:42 | 28 Mars 2020

Po vazhdon të rritet numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali.

Në Itali, më shumë se 10,000 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë koronavirus, sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Mbrojtjes Civile.

5974 persona janë infektuar duke e çuar numrin në 70065 të infekstuar, teksa të shëruar janë 12384 persona ndërsa 3856 persona janë në gjendje kritike për jetë, shkruan Aljazzera.

Kujtojmë se në të gjithë botën, numri i të prekurve nga ky virus ka arritur në më shumë se 600,000, nga të cilët më shumë se 131,000 njerëz janë shëruar si dhe mbi 27,000 njerëz kanë vdekur.

Komento: