Italia regjistron 44 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit

18:34 | 14 June 2020

Ka shkuar në afër 35 mijë numri i viktimave nga koronavirusi në Itali.

Italia ka raportuar 44 vdekje të lidhura me COVID-19 në Itali gjatë 24 orëve të fundit dhe 338 raste të reja, 244 prej të cilave janë shfaqur në Lombardi, një nga vetëm dy rajone me të paktën 20 raste të reja.

Kurba pandemike po bie me shpejtësi në Gadishull, megjithëse Lombardia mbetet rajoni më i prekur, shkruajnë mediet italiane, transmeton lajmin.et.

44 vdekjet e reja çuan shifrën e përgjithshme të jetëve të humbura në 34.345, nga të cilat 16,449 ishin në rajonin e Lombardisë.

Vetëm 209 pacientë janë ende në kujdesin intensiv për shkak të koronavirusit.

Ani pse 34.345 njerëz kanë vdekur nga virusi, 176.370 janë shëruar në total.

Nga 56.527 tampona të marra gjatë 24 orëve të fundit në Itali, vetëm 338 rezultuan pozitiv.

Komento: