Italia regjistron për herë të parë më pak se 100 vdekje nga koronavirusi

18:27 | 18 May 2020

Janë publikuar shifrat e fundit të koronavirusit në Itali.

Italia ka raportuar 99 vdekje lidhur me koronavirusin përgjatë ditës së hënë, ka bërë të ditur Ministria italiane e Shëndetësisë.

Shifrat akumulative të jetëve të humbura nga Covid-19 në vend ka arritur në 32,007. Italia është vendi i dytë me numrin më të lartë të vdekjeve në Evropë, derisa në nivel botëror radhitet e treta, shkruan lajmi.net.

Shteti ka raportuar edhe 451 raste të reja me sëmundjen ngjitëse, duke çuar kështu numrin e përgjithshëm të diagnostikuarve me virusin që rrjedh nga familja Sars-Cov2 në 225,886.

Në vend janë kryer rreth 36 mijë teste.

Komento: