Italia ka shënuar 24 vdekje nga koronavirusi brenda 24 orëve.
Në Itali sot është verifikuar numri me i ulët i viktimave me Covid-19, shifër që nuk ishte shënuar prej datës 2 mars 2020.
Italia vazhdon të shënoj viktima e raste të infektuar me koronavirus.
Në 24 orët e fundit numri i viktimave ka arritur në 34 634 e janë regjistruar 24 viktima më shumë se një ditë më parë.
Janë shënuar dhe 224 raste pozitive duke e çuar numrin e tyre më 238 499.
Rritet ditë pas dite dhe numri i personave që shërohen nga Covid 19,
Aktualisht janë 182 893 të shëruar e janë 440 të shëruar më shumë në 24 orët e fundit.
Pacientët aktivë me Covid 19 në Itali janë reduktuar më 20 972.
Po ashtu dhe në strukturat spitalore numri i pacientëve që po kurohen është ulur në 2134 e 148 prej tyre janë të shtruar në repartet e terapisë intensive.
Në 24 orët e fundit më Itali janë kryer rreth 41 mijë tamponë.