Italia shënon numrin më të vogël të viktimave që nga filli i pandemisë

18:56 | 27 June 2020

Italia ka shënuar 8 viktima në 24 orët e fundit.

Italia sot shënon numrin me të ulët të viktimave që nga nisja e pandemisë Covid-19. Gjithashtu reduktohet nën 100 numri i pacientëve në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 8 viktima e 175 të infektuar.

Personat aktivë pozitiv reduktohen në 16 836.

Që nga fillimi i pandemisë, Italia 240 136 të infektuar me koronavirus, 34 716 viktima dhe 188 584 pacientë të shëruar.

Në 24 orët e fundit janë kryer 61 351 tampone.

Në terapi intensive po kurohen 97 pacientë me Covid, në struktura spitalore po kurohen 1260 pacientë.

Komento: