Italia tejkalon Kinën me numrin e viktimave nga koronavirusi.
Numri i viktimave nga koronavirusi në Itali ka tejkaluar ato të Kinës, ndërsa sot shkoi në 3,405 vdekje, 427 persona më shumë se sa dje.
Në Kinë, viktimat e regjistruara deri më tani janë 3,245.
Shifra u publikuan nga shefi i urgjencës Angelo Borrelli, në Itali, i cili tha se numri i të infektuarve ka shkuar në 33.190, me një rritje prej 4.480 raste më shumë se dje, ku numri i të infektuarve ishte 28710 persona.
Ndërkohë 4440 persona janë shëruar, ku sot 415 lanë spitalin.