Italianët supersticiozë, “harrojnë” Viallin

23:16 | 10 Korrik 2021

Teksa anglezët u besojnë parashikimeve të kafshëve dhe shpendëve, italianët kanë Gianluca Vialli.

Që nga ndeshja e parë e këtij kompeticioni, ajo kundër Turqisë, axurrët kanë krijuar një ritual që duket se u ka sjellë fat deri më tani.

Ata harruan të merrnin në autobus Viallin dhe prej asaj sfide e kanë përsëritur këtë ritual para çdo ndeshje.

Këtë e praktikuan edhe përpara se të niseshin për në Londër, ku nesër do të luajnë kundër anglezëve.

Vialli si gjithmonë u vonua dhe autobusi u nis pa të.

Atij iu desh të bëjë disa hapa në këmbë për të kapur autobusin dhe për t’u nisur së bashku me ekipin.

Komento: