Ende nuk dihet asgjë për fatin e Remzije Mustafës.
Dhjetëra persona janë mobilizuar për t’i rënë në gjurmë 59-vjeçares, Remzije Mustafa nga Prishtina, e cila ka disa ditë që ka dalë nga shtëpia pa lënë asnjë gjurmë. Kërkimet po vazhdojnë edhe sot.
Stafi i “Marakli t’kerreve” dhe një grup të rinjsh nga Prishtina kanë marrë një iniciativë për gjetjen e të zhdukurës, Remzije Mustafa.
Kujtojmë që Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë duke vazhduar kërkimet për Remzije Mustafën, e raportuar e zhdukur që nga 7 nëntori i këtij viti.
Që nga dita e raportimit për të zhdukur, deri më tani, njësitet policore të hetimeve kanë marrë një varg veprimesh të cilat ende nuk kanë rezultuar me gjetjen e personit në fjalë, e lindur më 1960-të.