Iu dha lamtumira e fundit ish-eprorit të UÇK-së, Selim Krasniqi

00:05 | 24 Prill 2026
iu-dha-lamtumira-e-fundit-ish-eprorit-te-uck-se,-selim-krasniqi

Me nderime të larta u përkujtua sot jeta dhe kontributi i çmuar i patriotit Selim Krasniqi – Komandant “Baca”, në mbledhjen komemorative ku morën pjesë familjarë, bashkëluftëtarë, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë të shumtë.

Në këtë ceremoni u vlerësua roli i tij në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe angazhimi i vazhdueshëm në shërbim të vendit edhe pas luftës.

“E kujtuam si njeri të përkushtuar, me vlera të larta atdhetare dhe njerëzore.z. Krasniqi dha kontribut të rëndësishëm edhe në pajtimin e gjaqeve dhe në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, si dhe ka udhëhequr edhe Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren”, ka shkruar kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj.

Varrimi i tij u bë me nderime të larta në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë.

Komento: