Iu dha lamtumira e fundit ushtarit të FSK-së

21:00 | 20 September 2019

Dje humbi jetën një ushtar i FSK-së.

Sot nga familjarë, miq, shokë e ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës i është dhënë lamtumira e fundit nënoficerit të FSK-së, Rreshter i parë Nijazi Uruqit.

“Para dite në kazermën ,”Neë Born” në Gjilan janë bërë homazhe pranë arkivolit nga Komandanti i Brigadës së Mbështetjes Operacionale Gjeneral brigade Naim Haziri, të gjitha njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kolegë, shokë e bashkëluftëtarë”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Pastaj kortezhi ka vazhduar për në fshatin e lindjes, ku është varrosur me nderime ushtarake, në praninë e një numri të madh të qytetarëve nga e gjithë Kosova, miq e familjarë.

Në fjalën e tij lamtumirëse, ish Komandanti i Zonës Operative të Karadakut Ahmet Isufi çmoi lartë angazhimin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës duke theksuar se ”Atëherë kur Atdheu thërriste për t`i dal zot, Nijaziu e la kurbetin dhe erdhi të luftojë me nderë për Atdheun”.

“Nuk ka ushtarak në Rexhimentin ku unë komandoj, që nuk e ka dashur dhe respektuar Nijaziun. Ka qenë shembull i një ushtaraku të zellshëm e me plotë motiv për punë. Me mençurinë dhe sinqeritetin e tij ai bëri për vetë kë do që ka pas rastin ta njoh. Ndihemi krenarë që bashkërisht ndërtuam themelet e sigurta të ushtrisë së Kosovës për të cilën Nijaziu punoi pa reshtur gjithë jetën”, ka thënë Komandanti i Rexhimentit të Mbrojtjes Civile, Kolonel Shaip Haziri.

Komento: