“Iu fut natën në dhomë, e ngacmoi seksualisht”, Fatjoni rrëfen sekretin e babait para se t’ia vriste të fejuarën

09:51 | 19 Prill 2022

Xhevahir Hoxha vrau bashkëjetuesen e djalit të tij, Merushen, dhe më pas vari veten, duke tronditur fshatin e Roskovecit.

Ndërs mbrëmë Fatjon Hoxha, i biri, ka dhënë një intervistë për News24. Ai ka zbuluar një detaj tronditës nga një ngjarje e rëndë në familjen e tij të ndodhur 3 vite më parë.

Fatjoni u shpreh se babai i tij ka qenë njeri problematik dhe i dhunshëm.

“Kur e solla Merushën para tre vitesh në shtëpi, e lashë të flinte në një nga dhomat. Babai im, fiku automatin e dritave natën dhe iu fut në dhomë nga dritarja natën. Merushja kujtoi se isha unë, babai filloi ta ngacmonte por ajo nuk e kishte lënë,” tha Fatjoni.

Ai tha se ish-gruaja e dinte për lidhjen e tij me Merushën dhe një ditë, teksa ndodhej në shtëpinë e prindërve për disa ditë, zgjodhi që të mos kthehej më në banesë. Fatjoni thotë më pas se ish-gruaja u martua me një djalë nga Durrësi, të cilin ia njohu e motra.

Komento: