Iu gjetën narkotikë, katër persona përfundojnë në prangat e policisë në Prizren

09:59 | 05 Shtator 2023
iu-gjeten-narkotike,-kater-persona-perfundojne-ne-prangat-e-policise-ne-prizren

Katër persona janë prangosur të hënën në Prizren nën dyshimin për posedim të narkotikëve.

Policia ka dhënë detaje se ku është gjetur droga dhe çka është sekuestruar nga të dyshuarit.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se gjatë kontrollit, në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tyre, janë gjetur dhe sekuestruar: 1.18 gramë Marihuanë, një peshore digjitale, 22 fishekë kalibrash të ndryshëm, një pushkë gjuetie, disa telefona, laptop, një motoçikletë si dhe disa prova të tjera që lidhen me rastin”, njofton policia.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./Front Online

Komento: