Iu hakua Facebooku, vushtrriasi thotë se më pas është porositur vrasja e tij

09:33 | 07 Prill 2024
iu-hakua-facebooku,-vushtrriasi-thote-se-me-pas-eshte-porositur-vrasja-e-tij

Një person në Vushtrri ka thënë se i është hakuar profili i Facebookut.

Më pas, ai ka deklaruar se ndaj tij është porositur edhe vrasja.

“KANOSJE- Vushtrri/05.04.2024-09:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i është hakuar profili i rrjetit social facebook. Sipas ankuesit pas disa ditësh është njoftuar se ndaj tij është porositur edhe vrasja. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.”

Komento: