Iu iku djalin në moshën më të mirë, ja çfarë thonë prindërit e Iliasit

14:01 | 25 Mars 2019

Ende nuk është bërë e qartë se pse djali 7 vjeçar nga Baseli u pret në fyt nga një e moshuar 75 vjeçare.

Familja e pikëlluar e Iliasit 7 vjeçar, të vrarë të enjten e kaluar në Basel, përjashton mundësinë që vrasja e birit të tyre të ketë pasur motiv racist.

Sipas familjarëve, djali kishte pasur fatin e keq të qëllonte “në vendin e gabuar në kohë të gabuar.

“Duke qenë se vogëlushi, kishte pasur nënshtetësi kosovare, ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka urdhëruar Konsullatën Kosovare në Cyrih që të mbështesë familjen. Kështu, zëvendësshefi i Konsullatës së Kosovës në Cyrih, Visar Rrecaj ka vizituar familjen të premten në Bazel”, transmeton albinfo.ch.

“Edhe pse në momentet e pikëllimit më të thellë, familja megjithatë më ka pritur.

Krahas prindërve aty kishte edhe shumë pjesëtarë tjerë të familjes, të ardhur për t`i mbështetur.

Në bisedë me ta, prindërit e viktimës më thanë se ata nuk kishin pasur kurrë probleme me askënd dhe për këtë arsye duhet përjashtuar që vrasja të ketë qenë ndonjë akt i hakmarrjes.

Ata kanë përjashtuar po ashtu edhe ndonjë motiv me sfond racist. Për familjen është e sigurt: djali i tyre, thjesht, ka qëlluar në kohë të gabuar në vend të gabuar”.

Komento: