
Një grua ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës QKUK, ku ishte duke u trajtuar.
Në raportin 24-orësh thuhet se nga QKUK kanë bërë të ditur se viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe më pas ka vdekur. Ndërkohë, në raportin e Policisë, rasti është cilësuar si “shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje”.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”, ka njoftuar Policia.