Iu refuzua viza për shërim, ndërron jetë ish-ushtari i UҪK-së

23:31 | 31 Dhjetor 2018

Avni Hyseni, ish-ushtari i UҪK-së, ka ndërruar jetë mbrëmjen e sontme.

Hyseni ka qenë në gjendje kome së fundmi, për shkak të gjakderdhjes masive në tru.

Madje, atij i ishte refuzuar tani edhe viza nga Ambasada Gjermane për të shkuar në Perëndim për shërim.

Por, para pak çastesh, vëllau i tij, Adnani, ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se Avniu nuk jeton më.

”Lavdi luftëtar, ushtarët e vërtetë nuk shuhen kurrë. Vëlla, ti ike vetëm në amshim, e kur Allahu vendosë ta afrojë evladin e tij, ne vetëm amin ia bëjmë”, shkruhet në mes të tjerash në postimin e Adnanit.

Përndryshe, Avni Hyseni la pas vetes dy vajza, teksa iu përgjigjë kushtrimit të atdheut për çlirim duke iu bashkua radhëve të UÇK-së, teksa më pas ishte pjesë e TMK-së dhe më pas ishte pjesë e luftës së lavdisë si ushtar i UÇPMB-së.

Komento: