Iu sekuestrua pasuria prej 3 milion eurosh, shikoni 3 super-veturat e Burdushit

21:51 | 12 December 2018

Pak ditë më parë, Policia e Kosovës bastisi shtëpinë e Burdushit, ku konfiskoi disa gjëra.

Ndërsa tani ka sekuestruar edhe pasurinë e tij.Sipas prokurorisë, ngrirja e përkohshme e aseteve dhe sekuestrimi është realizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, ndaj të pandehurit Hysni Pecani.

Indeksonline ka siguruar fotografitë e tri veturave të sekuestruara dje të cilat ishin në pronësi të Burdushit.

Bëhet fjalë për tri vetura super-luksoze të cilat kanë çmime të larta në treg. Një xhip Land Ranger Rover, një Renault Megane RFB dhe një Audi A7 janë në mesin e veturave të sekuestruara nga Prokuroria e Prizrenit.

Prokuroria ka ngritur aktakuzë dhe lënda është në gjykim, gjersa Burdushi mbetet prapa grilave.

Komento: