Duket se do t’iu zbritet rroga edhe lojtarëve të skuadrës së Manchester Cityt.
Pas trajnerit Pep Guardiola, edhe lojtarët pritet ta ndjekin rrugën e tij për ta pranuar uljen e pagave të majme
Manchester City pritet të bëhet klubi i parë anglez që do të njoftojë për uljen e pagave të futbollistëve.
Këtë e bën të ditur mediumi “The Times”.
Trajneri Pep Guardiola ka njoftuar tashmë se do të marrë rrogë më të vogël.
Dhe, shefi ekzekutiv i “Citizens”, Ferran Soriano pret që edhe lojtarët ta ndjekin rrugën e trajnerit.
City pritet t’i humbasë afro 110 milionë euro nëse sezoni i Premierligës nuk përfundon.
Klubet evropiane janë futur në krizë financiare shkaku i pandemisë koronavirus.
Lojtarët e Barcelonës kanë pranuar t’ju ulen pagat për 70 për qind për një kohë.