Kosova e ka fituar rastin në Arbitrazh kundër Iute Credit, institucion mikrofinanciar që i kishte “vjelur” mijëra qytetarë me kredi të shpejta.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati, Besnik Berisha, përmes një postimi në Facebook.
“Une sot ndihem krenar per vendin, e pse, ua tregon Sokol Havolli. Pasha Zotin edhe hyzmetin ia kemi be dhe jam i lumtur pafund per kete. Iute Credit qe i ka vjele qytetaret tane me kamatat me cnjerezore te mundshme, perfundimisht ka pesuar debakel perballe Republikes se Kosoves!”, ka shkruar Berisha.
Ndryshe, vlera e parave e kërkuar me padi nga IuteCredit ishte 35 milionë €.