
Reparti për shërbimin për frytnim të asistuar mjekësor tanimë është gati.
Ky repart që është në kuadër të Klinikës Gjinekologjike, do të fillojë punën posa të arrijë pajisja adekuate.
Drejtori i Gjinekologjisë në QKUK, Zef Ndrejaj për Front Online ka thënë se tashmë ka përfunduar edhe trajnimi i stafit që do të punojë në këtë repart.
“Për fillimin e punës në Repartin e IVF stafi është i kompletuar dhe i përgatitur për fillimin e punës, presim arritjen e aparaturës së nevojshme nga Ministria”, tha ai për Front Online.
Kjo procedurë ofrohet vetëm në institucione shëndetësore private, që arrinte vlerën deri 4 mijë euro.
Mirëpo e njëjta nuk do të jetë në Klinikën Gjinekologjike.
Drejtori Ndrejaj tha që çmimi i IVF-së do të jetë më i ulët.
“Çmimi nuk është caktuar, por edhe nëse caktohet ndonjë çmimore për material hargjues me siguri do te jetë shumë më i ulët se në klinikat private”, tha ai për Front Online.
E interesimi po del të jetë i lartë, ka thënë drejtori Ndrejaj.
“Interesimi është shumë i madh nga qytetarët për këtë lloj shërbimi, ku pritet te filloj po sa të arrijnë pajisjet”, deklaroi Ndrejaj.
IVF-ja është një metodë fertiliteti, së cilës i nënshtrohen personat që nuk mund të lindin fëmijë në mënyrë natyrale.
Kuvendi i Kosovës në seancën plenare, në rend ditë e ka edhe rivotimin në parim të Projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, të cilin e kanë kundërshtuar edhe disa deputetë të pushtetit./Front Online/