Ivica Daçiq e akuzon FIFA-n për standarde të dyfishta

17:18 | 27 November 2022

Daçiq e akuzon FIFA-n për standarde të dyfishta.

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq, ka thënë se FIFA po aplikon standarde të dyfishta kur ka vendosur që të nis procedura disciplinore ndaj Serbisë për vendosjen e një pankarte ku mbi hartën e Kosovës shkruante “S’ka dorëzim”.

Ngjarja ndodhi para ndeshjes në Kampionatin Botëror “Qatar 2022” kundër Brazilit.

Daçiq në një intervistë për televizionin Prva theksoi se e njëjta s’do të ndodhte nëse këtë do ta bënte Ukraina duke thënë “Donbasi është i yni dhe Krimea është e jona”, përcjell Klankosova.tv

“Çfarë është ofenduese kur dikush thotë “S’ka dorëzim? Pra, çfarë duhet të thonë, se do të dorëzohemi? Së dyti, po flasim për futboll, ‘s’ka dorëzim’ i referohet ndeshjeve të futbollit. Ne humbëm ndeshjen kundër Brazilit, dhe pritej të humbnim, por kemi dy ndeshje vendimtare ndaj Kamerunit e Zvicrës. Ky është një tregues se nuk ka parime, por standarde të dyfishta. Ata kurrë nuk do të ndëshkonin Ukrainën, po të thoshte ‘Donbasi është i yni dhe Krimea është e jona’”, tha Daçiq.

Komento: