Ivica Daçiq: Lufta për Kosovën ka qenë dhe do të jetë prioritet i diplomacisë

13:47 | 26 April 2023

Daçiq: Lufta për Kosovën ka qenë dhe do të jetë prioritet i diplomacisë.

Kryediplomati serb, Ivica Daçiq, ka theksuar se lufta për Kosovën ka qenë segmenti më i rëndësishëm i punës së departamentit të tij në gjashtë muajt e parë dhe se kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Çdo ministri, secili prej nesh anëtarët e qeverisë, e ka Kosovën e ka prioritet të angazhimit të saj, sepse është padyshim çështja jonë më e rëndësishme shtetërore”, deklaroi Daçiq për Tanjug, transmeton Klankosova.

Ai e përmendi sërish Marrëveshjen e Brukselit. Sipas tij kanë kaluar 10 vjet nga miratimi I saj dhe se ende nuk është formuar Asociacioni I komunave me shumicë serbe, transmeton Klankosova

Komento: