Ivica Daçiq: Pa Asociacion, s’ka zbatim të mëtejshëm të marrëveshjes

15:08 | 30 Prill 2023

Daçiq: Pa Asociacion, s’ka zbatim të mëtejshëm të marrëveshjes.

Kryeydiplomati serb, Ivica Daçiq, duke komentuar takimin mes Kosovës dhe Serbisë më 2 maj në Bruksel, ka deklaruar se pa formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nuk ka zbatim të mëtejshëm të marrëveshjes.

“Por është e rëndësishme të tregohemi të zgjuar dhe të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen. Ne nu kemi frikë nga Kurti apo Gërvalla, komuniteti ndërkombëtar duhet të ketë frikë prej tyre”, tha ai në TV Pink.

Më 2 maj në Bruksel mbahet takimi i radhës në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në takim do të prezantohet dhe diskutohet mbi draft-statutin e parë të Asociacionit si dhe pritet që të miratohet deklarata për personat e pagjetur.

Komento: