Ivica Daçiq: Serbët në veri të Kosovës nuk do të mbesin pa mbështetjen e Serbisë

10:20 | 11 December 2022

Daçiq: Serbët në veri të Kosovës nuk do të mbesin pa mbështetjen e Serbisë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se kryeministri Kurti sipas tij “vazhdimisht ndez zjarre”, por “serbët në Kosovë nuk do të mbeten pa mbështetjen e shtetit të tyre”.

“Ata mund të jenë të sigurt se ne do të bëjmë përpjekje maksimale diplomatike, shpresoj vetëm diplomatike dhe politike për të mbrojtur popullin tonë në Kosovë dhe sigurisht edhe të tjerët nëse do të jetë nevoja”, tha Daçiq.

Ai për RTS-së, tha se në ditët në vijim Serbia do të presë “një kondensim të llojeve të ndryshme të presionit, por se “Serbia ka vija të kuqe që nuk do t’i kalojë”, transmeton Klankosova.

“Cilat janë vijat tona të kuqe: Së pari, nuk ka negociata për atë që tashmë kemi rënë dakord. Së dyti, nuk ka njohje të pavarësisë së Kosovës apo anëtarësim në Kombet e Bashkuara. Së treti, nuk ka sulme fizike apo rrezikim të sigurisë së serbëve. Këto janë vijat tona të kuqe”, thekson Daçiq.

Siç thotë ai, Serbia është e gatshme për paqe, por se sipas tij, “edhe pala tjetër duhet të jetë e gatshme për këtë”.

Komento: