Izair Emini shërohet nga koronavirusi, mesazhi i Ismet Munishit

18:33 | 25 May 2020

Izair Emini ka rezultuar dy herë negative në testin për koronavirus.

Futbollisti i vetëm i Superligës së Kosovës, i cili doli pozitiv me COVID-19, Izair Emini, është shëruar.

Lajmin e ka konfirmuar vet sulmuesi i Dritës përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ky lajm e ka gëzuar edhe trajnerin e Ballkanit, Ismet Munishin, i cili ka reaguar me një postim në llogarinë e tij në Facebook.

“Lajmë shumë i mirë nga Izair Emini , pasi ne testimin e dyt doli negativë. Izairit dhe Drites punë të mbarë. Ne jemi rival ne fushë por jashtë saj jemi sportist e miq. Dhashte Zoti i madhë që mos të kemi asnji rast më”, shkroi ai.

Ekipet e Superligës tashmë kanë nisur stërvitjet për t’u përgatitur për rinisjen e sezonit të IPKO Superligës, që parashikohet të ndodhë në ditët e para të qershorit.

Komento: