Izet Demaj humbi jetën në detyrë, Thaҫi e shpallë atë “Hero të Kosovës”

12:01 | 07 Janar 2019

Disa ditë më parë, polici Izet Demaj humbi jetën pas një ngjarje tragjike në Istog.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur “Hero të Kosovës”, Izet Demajn.

Përmes një njoftimi për media, Presidenca ka bërë të ditur se këtë vendim Thaçi e ka marrë duke u bazuar në Kushtetutën e Kosovës.

Ndryshe, polici Izet Demaj është qëlluar më 27 dhjetor të vitit 2018 pas një konflikti me një grabitës në një bankë në Istog.

Njoftimi i plotë i Presidencës pa ndërhyrje:

Izet Demaj shpallet zyrtarisht “Hero i Kosovës” nga presidenti Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke u bazuar në nenin 84(28) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenin 6 të Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës, gjithashtu në nenin 6 të Ligjit nr. 04/L-070 për Dhënien e Dekoratave dhe në Rregulloren (P) nr. 04/2016, për policin e rënë heroikisht në krye të detyrës dhe në mbrojtje të qytetarëve, Izet Demaj, ka ndarë urdhrin “Hero i Kosovës”.

Komento: