Kreu i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) në Bosnjë e Hercegovinë, Bakir Izetbegoviq ka folur sërish për mundësinë e luftës.
Izetbegoviq ndonëse tha se është i mendimit se s’do të ketë luftë, shtoi se është gati nëse do të ketë, transmeton Express.
“Nëse njerëzit duan të jetojnë, ata duhet të jenë gati të vdesin, nëse duan paqe, duhet të jenë gati për luftë”, tha Izetbegoviq.
Edhe më herët, Izetbegoviq e ka lënë të hapur mundësinë e një lufte të re në Ballkan, kur kishin dalë ‘non-papers’ nga Sllovenia në të cilat flitej për ridefinim të kufijve në Ballkan, që përfshinte ndarjen e Bosnjës.