Izmir Zeqiri i Zubin Potokut s’del në punë, thotë se i duhet pushim në fundjavë

13:56 | 27 May 2023

Izmir Zeqiri s’del në punë, thotë se i duhet pushim në fundjavë.

Kryetari i ri i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se sot dhe nesër nuk do të dalë në punë.

Bëhet e ditur që Zeqiri ka thënë se i duhet pushim në këto dy ditë fundjave, njofton Klan Kosova.

I pyetur nëse do ta takojë ministrin Xhelal Sveçla, i cili po qëndron në pjesën veriore të vendit, i njëjti nuk e ka pohuar e as mohuar se sot gjatë ditës mund të ndodh një takim i tillë.

Komento: