
Koronavirusi po vazhdon të përhapet në Shqipëri, ku deri me tani janë infektuar 76 persona.
Shqipëria është në izolim total, nga dita e djeshme në orën 13:00 dhe sot gjatë gjithë ditën, deri në 05:00 të mëngjesit të së hënës.
Askush nuk lejohet të dalë nga shtëpia. Gjithçka është mbyllur, duke filluar nga supermarketet, farmaci e çdo biznes tjetër.
Të vetmit në punë këtë të dielë, janë forcat e policisë dhe të ushtrisë në terren për të garantuar se askush nuk thyen shtetrrethimin, pjesëtarët e mediave dhe stafi mjekësor.
Shqipëria deri më tani ka 76 të prekur, prej të cilëve dy viktima.
Ndërkohë, nga ora 05:00 e mëngjesit të së hënës do të vihet sërish në fuqi orari i lejimit të qarkullimit të këmbësorëve deri në orën 13:00, që siç tha kryeministri Edi Rama do të vazhdojë gjatë gjithë javës që vjen. /tch/