“Izolim tregtar dhe ekonomik”, Mustafa paralajmëron pasojat që e presin Kosovën në rast të përjashtimit nga CEFTA

22:22 | 23 Shtator 2024
“izolim-tregtar-dhe-ekonomik”,-mustafa-paralajmeron-pasojat-qe-e-presin-kosoven-ne-rast-te-perjashtimit-nga-cefta

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka paralajmëruar se një përjashtim i mundshëm i Kosovës nga CEFTA “do të nënkuptonte izolim tregtar dhe ekonomik”.

Rënie e eksporteve dhe të prodhimit, importe më të shtrenjta dhe rritje të mëtejme të çmimeve në Kosovë, dhedekurajim total të investimeve, sepse askush nuk dëshiron të investojë në një ekonomi të izoluar, janë disa nga pasojat që e presin vendin në rast të përjashtimit, sipas ekonomistit të PDK-së.

Postimi:
Përjashtimi i mundshëm nga CEFTA do të nënkuptonte izolim tregtar dhe ekonomik, që do të shkaktonte:

rënie të eksporteve dhe të prodhimit,

▪importe më të shtrenjta dhe rritje të mëtejme të çmimeve në Kosovë, dhe

▪dekurajim total të investimeve, sepse askush nuk dëshiron të investojë në një ekonomi të izoluar.

Nga izolimi aktual, pa njohje, pa anëtarësime në organizata ndërkombëtare dhe nën sanksione të BE-së, po rrezikojmë të ecim drejt një izolimi edhe më të theksuar ekonomik e diplomatik.

Kah po shkon ky shtet?!

Komento: