Izolohen tre futbollistët e njohur, prekën nga koronavirusi

14:08 | 29 Shkurt 2020

Tre futbollistë me koronavirus.

Klubi me bazë në Tuskanë të Italisë, Pianese, është vendosur në karantinë, pasi që tre futbollistë të kësaj skuadre dhe një anëtar i stafit kanë rezultuar të jenë prekur nga koronavirusi.

Njëri ndër lojtarët e klubit i shfaqi simptomat e para të këtij virusi gjatë fundjavës së kaluar, përderisa e gjithë skuadra ishte në Alessandria për ndeshjen e Serisë C, nivelit të tretë të futbollit në Itali, transmeton Express.

Ai u testua dhe doli pozitiv për Covid-19 më vonë gjatë javës dhe u shtrua në një spital në Siena, pasi që rezultatet e konfirmuar se ai ishte prekur nga virusi.

Që nga atëherë janë diagnostikuar me koronavirus edhe dy lojtarë të tjerë të Painese, bashkë me një zyrtar të skuadrës. Këtë gjë e ka konfirmuar klubi përmes një deklaratë për media.

“Për momentin, katër persona janë infektuar – tre lojtarë dhe një zyrtar i skuadrës. Për momentin, të gjithë lojtarët, stafi teknik dhe trajnerët që ishin prezentë gjatë udhëtimit të fundjavës së kaluar janë vendosur në karantinë për 15 ditë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Italia është duke e përjetuar përhapjen më të madhe të koronavirusit në Evropë, me mbi 650 persona të prekur dhe mbi 17 të vdekur.

Komento: