Koronavirusi ka prekur edhe Maqedoninë e Veriut.
Është izoluar një hotel në Shkup, pasi që dyshohet se një turist është i prekur nga koronavirusi.
Një hotel në rrugën “Maqedonia”, në Qendër të Shkupit, është izoluar për arsye se ekzistojnë dyshimet se një turist që ka ardhur në Maqedoninë e Veriut është i prekur nga koronavirusi, raporton TV21.
Personi i dyshuar është shtetas i huaj. I gjithë hoteli është në karantinë.
Policia nuk lejon që njerëzit të hynë dhe të dalin nga hoteli, po nuk lejon as që qytetarët t’i afrohen hotelit në fjalë.
Gjatë kohës që erdhi ndihma e shpejtë, policia bllokoi rrugën dhe nuk lejonte lëvizjen e lirë të qytetarëve.